Friday, July 13, 2012

West ‘çmend’ Kardashianin me dhuratën befasuese

Kayne West i ka bërë një befasi të këndshme Kim Kardashianit, me të cilën është i lidhur tashmë katër muaj. Starleta ka piskatur gjatë darkës romantike kur ka hapur kutinë në të cilën ndodhej një kafkë e artë.
Kanye West e ka dërguar Kim Kardashian në një darkë romantike. Reperi të dashurën e tij, me të cilën është në lidhje rreth katër muaj, e ka befasuar me një dhuratë me vlerë prej rreth 33 mijë dollarësh – ai i kishte blerë asaj një kafkë të artë.
“Është befasuar. Ajo piskati kur e hapi kutinë”, thanë mysafirët e restorantit.
Kanye në të ka gdhendur inicialet KKW, të cilat përfaqësojnë emrin e Kim Kardashian dhe mbiemrin e tij, West. Së fundi reperi 35-vjeçar një kafkë identike pas koncertit ia kishte dhuruar edhe kolegut dhe mikut të tij të ngushtë, Jay-Z.
Ndërsa muaj më parë Kardashian tregoi se paratë nuk janë asgjë për të kur i bleu një Lamborghini Aventador LP 700-4 shumë të rrallë me një vlerë që shkon ne 750.000 dollarë për ditëlindjen e tij.

Të pastrehët gjejnë 10 mijë dollarë dhe ia dorëzojnë policisë

Një çift të pastrehësh ia kanë dorëzuar policisë 20.000 realë brazilianë (10.000 dollarë), të cilët i kanë gjetur në një rrugë në Sao Paolo.
Ata jetojnë qe katër muaj nën urë, ndërsa e mbajnë jetesën me shitjen e mbeturinave që riciklohen. Mirëpo, krenaria e tyre nuk ka të bëjë me gjendjen financiare.
Pasi kanë dëgjuar alarmin, ata ishin afruar që të shohin se çfarë po ndodhte dhe kanë gjetur një çantë përplot me para në afërsi të një stacioni autobusësh. Më pas ata i janë afruar një pjesëtari të sigurimit dhe i kanë thënë që ta thërrasë policinë.
“Nëna ime më ka mësuar se nuk guxoj të vjedh dhe gjithmonë t’i tregoj policisë nëse dikush bën diçka të paligjshme. Nëse ajo më sheh në televizor do ta dijë se djali i saj është njëri nga njerëzit me të sinqertë në botë”, ka thënë 36-vjeçari Rejaniel Silva Santos.
Policia ka njoftuar se përveç parave në çantë janë gjetur numër i madh faturash dhe urdhëresash dhe ka konfirmuar se bëhej fjalë për paratë e vjedhura në një restorant japonez.

Shpiket shiringa pa gjilper

Për diabetikët dhe të gjithë njerëzit e tjerë, të cilët janë të detyruar të kryejnë injektime të përditshme, LajmiDites shpreh se ky zbulim mund të jetë një shpëtim i vërtetë.
Shiringa pa gjilpërë u krijua nga shkenctarët e institutit të Massachusetts. Performanca e saj konsiston në forcën e ashtuquajtur Lorenz- forca që vepron në një grimcë të ngarkuar që lëviz në një fushë elektromagnetike.
Mjeti përbëhet nga ilaci dhe një magnet i vogël por i fuqishëm, rreth të cilit rrotullohet një tel. Nën veprim, magneti shtyn pistonin, duke injektuar ilacin me shpejtësi të madhe nën presion të lartë. Shkalla e lëshimit të ilacit nga vrima të vogla në ampule, është pothuajse e barabartë me shpejtësine e dritës. Vetëm një vrimë e vogël bëhet në lëkurë, dhe njerëzëve nuk u mbetet kohë për të kuptuar dhimbjen. Shiringa mund të programohet në mënyrë të tillë që ilaci të shpërndahet nën lëkurë në doza të ndryshme në thellësi të ndryshme.
Ky zbulim nuk është shiringa e parë pa gjilpërë e krijuar ndonjëherë, por të gjitha shiringat e zbuluara më parë, kanë një mekanizëm me sustë, e në këtë mënyrë shpejtësia dhe thellësia e injektimit të ilacit nuk mund të kontrollohej.
Pajisja e re mund t’a bëjë jetën më të thjeshtë jo vetëm për diabetikët, por edhe për njerëzit që kryejnë injektime të përditshme. Produkti i ri do të gëzojë ata, të cilët kanë frikë gjilpërat, si dhe fëmijët të cilët vizitojnë një doktor e përfundojnë me lot. Planet e shkenctarëve amerikanë përfshijnë krijimin jo vetëm të një mjeti që injekton lëngje, por edhe substanca në formë pudre. :)

Tuesday, July 10, 2012

Arjan Cani detyron dy femra VIP te puthen ne buz live…Kush jane?

E  veshur me nje fustan te bardhe, ajo dukej me elegante se kurre. Ishte kjo veshja qe kishte zgjedhur te vishte kengetarja Shota Baraliu ne mbyllje te sezonit te “Zone e Lire” Ajo eshte nga te vetmet artiste qe nuk ka komplekse e mund te beje gjithçka per artin edhe nese i kerkohet live ... Shota ka mbaruar Akademine e Arteve per aktore dhe nje nder provokimet qe iu bene ne studio nga Çani ishte edhe nje puthje kinematografike ne buze me nje aktore tjeter te ftuar, Ina Gjonçi. Sigurisht qe nuk mund te mendohej se Shota do te kompleksohej per kete kerkese.
Keshtu, ajo u çua dhe u puth ne buze me Inen. Menjehere, pas kesaj puthjeje vjen nje tjeter, se pse e njejta kerkese iu be me pas edhe Ines, por ajo u mundua qe ta anashkalonte duke bere ne fillim nje puthje ne faqe dhe me pas edhe nje ne buze kalimthi.
Keto jane veprime qe mund te shihen vetem ne emisionin “Zone e lire” qe sigurisht do na mungoje per disa te premte me radhe deri ne shtator.

Ledri Vula godet Noizy-n me te njejten arme


Ledri Vula ka vendosur qe ta pershendes Noizy-n me nje ‘diss’. Ledri dje ka postuar ne faqen e tij ne facebook nje tekst ku i dedikohet Noiz-yt.

Mes tjerash ai thote keshtu : “Ti ske styl ti ske zo, duet me motrat Mustafa ke bo. E me pas kendon duke thene : Ma mire shko merru me bebat e vitit te ri, asnje lidhje me hip-hop ski”.

Por me siguri Noizy tani po mendon dicka tjeter per Baba Stars ..