Tuesday, July 10, 2012

Arjan Cani detyron dy femra VIP te puthen ne buz live…Kush jane?

E  veshur me nje fustan te bardhe, ajo dukej me elegante se kurre. Ishte kjo veshja qe kishte zgjedhur te vishte kengetarja Shota Baraliu ne mbyllje te sezonit te “Zone e Lire” Ajo eshte nga te vetmet artiste qe nuk ka komplekse e mund te beje gjithçka per artin edhe nese i kerkohet live ... Shota ka mbaruar Akademine e Arteve per aktore dhe nje nder provokimet qe iu bene ne studio nga Çani ishte edhe nje puthje kinematografike ne buze me nje aktore tjeter te ftuar, Ina Gjonçi. Sigurisht qe nuk mund te mendohej se Shota do te kompleksohej per kete kerkese.
Keshtu, ajo u çua dhe u puth ne buze me Inen. Menjehere, pas kesaj puthjeje vjen nje tjeter, se pse e njejta kerkese iu be me pas edhe Ines, por ajo u mundua qe ta anashkalonte duke bere ne fillim nje puthje ne faqe dhe me pas edhe nje ne buze kalimthi.
Keto jane veprime qe mund te shihen vetem ne emisionin “Zone e lire” qe sigurisht do na mungoje per disa te premte me radhe deri ne shtator.

No comments:

Post a Comment