Për diabetikët dhe të gjithë njerëzit e tjerë, të cilët janë të detyruar të kryejnë injektime të përditshme, LajmiDites shpreh se ky zbulim mund të jetë një shpëtim i vërtetë.
Shiringa pa gjilpërë u krijua nga shkenctarët e institutit të Massachusetts. Performanca e saj konsiston në forcën e ashtuquajtur Lorenz- forca që vepron në një grimcë të ngarkuar që lëviz në një fushë elektromagnetike.

Mjeti përbëhet nga ilaci dhe një magnet i vogël por i fuqishëm, rreth të cilit rrotullohet një tel. Nën veprim, magneti shtyn pistonin, duke injektuar ilacin me shpejtësi të madhe nën presion të lartë. Shkalla e lëshimit të ilacit nga vrima të vogla në ampule, është pothuajse e barabartë me shpejtësine e dritës. Vetëm një vrimë e vogël bëhet në lëkurë, dhe njerëzëve nuk u mbetet kohë për të kuptuar dhimbjen. Shiringa mund të programohet në mënyrë të tillë që ilaci të shpërndahet nën lëkurë në doza të ndryshme në thellësi të ndryshme.
Ky zbulim nuk është shiringa e parë pa gjilpërë e krijuar ndonjëherë, por të gjitha shiringat e zbuluara më parë, kanë një mekanizëm me sustë, e në këtë mënyrë shpejtësia dhe thellësia e injektimit të ilacit nuk mund të kontrollohej.
Pajisja e re mund t’a bëjë jetën më të thjeshtë jo vetëm për diabetikët, por edhe për njerëzit që kryejnë injektime të përditshme. Produkti i ri do të gëzojë ata, të cilët kanë frikë gjilpërat, si dhe fëmijët të cilët vizitojnë një doktor e përfundojnë me lot. Planet e shkenctarëve amerikanë përfshijnë krijimin jo vetëm të një mjeti që injekton lëngje, por edhe substanca në formë pudre. :)

No comments:
Post a Comment